fbpx

Adrola Dushi: Jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë.

Ajo ka qenë e ftuar në “S’e luan topi”, ku ka folur për karrierën dhe jetën private.

Edhe pse nuk ia ka zbuluar emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.

“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar”, u shpreh ajo.

Bukuroshja nga Rrësheni theksoi: “Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar”.

Thuhet prej kohësh se djali që ia ka rrëmbyer zemrën është artisti i njohur, Capital T.

Në sfond iu lëshua një këngë e reperit, ndonëse Dushi nuk e konfirmoi plotësisht. /


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]