Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aeroplani mbeti në ajër për një orë, kontrollorin e zuri gjumi

nga Revista Kosovarja

Të martën, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Napoleon Bonaparte”.

Mbi artikull

Një Airbus i llojit A320 që i takon kompanisë Air Corsica, i nisur nga Parisi me një orë vonesë, u detyrua të qëndrojë në ajër për gati një orë, pasi që kontrollorin e kishte zënë gjumi, tregon kapiteni i fluturimit.

Sipas mediave franceze, avioni u përball me mungesë komunikimi nga kulla e kontrollit, gjë që i detyroi pilotët të bëjnë rrotullime mbi Gjirin e Ajaccios, ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë.

Vetëm një kontrollor ishte në shërbim dhe nuk u përgjigj, duke detyruar ekipin e zjarrfikësve të aeroportit të lajmëronte xhandarmërinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas disa vonesash për shkak të dyerve të sigurisë, kontrollori u gjet duke fjetur në zyrën e tij.

Kapiteni, i cili foli në kushte anonimiteti, theksoi se nuk pati panik në bord dhe pasagjerët e morën situatën me qetësi.

Kontrollori iu nënshtrua testimeve për alkool dhe drogë, të cilat rezultuan negative.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]