Këngëtarja e muzikës popullore Afërdita Demaku cilësohet femër e përkryer si nga ana profesionale po ashtu edhe nga ajo private.
Pasi vajza i kishte shkuar në Amerikë për të mbaruar studimet, sot ajo është rikthyer në Kosovë ku u kujdes ta pres si është më së miri, shkruan “Kosovarja”.
Duke u ndjerë si nëna më e lumtur në botë për ardhjen e vajzës pas disa muajve, ajo e priti me buqetë me lule bashkë me familjarët e tjerë.
Ajo shpërndau këto imazhe në llogarinë e saj, duke qenë e përlotu nga emocionet dhe e lumtur që u ribashkuan sërish.
Jo me kot thonë se fotoja flet më shumë se 1000 fjalë, ne ju ftojmë ti shihni disa nga ato në vazhdim./Kosovarja/