Këngëtarja e njohur e muzikës popullore ia ka marrë dorën bukur shumë pozave e fotografive në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Postimet e Afërditës janë shpeshtuar goxha shumë kohëve të fundit, duke arritur të marrë vëmendjen e ndjekësve të saj.
Së fundi ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet e rregulluar bukur, por ajo që bie më shumë në sy është poza e saj, sikur të ishte bukuroshja e fjetur.
Kujtojmë se këngëtarja para pak ditëve ka publikuar këngën më të re “Falja dades”, e tashmë po e shijon suksesin e saj. /Kosovarja/