Afërdita Dreshaj është modelja shqiptare e cila ka marrë famë edhe në Amerikë e në vendet evropiane.
Ajo është martuar me hokeistin cek Jakub Kinddl, e tani janë rrugës për tu bërë prindër për herë të parë, shkruan “Kosovarja”.
Afërdita është në muajin e tetë të shtatzënisë, por fal kujdesit ndaj linjat trupore ajo duket sikur të jetë në të katërtin gjë që po i befason të gjithë.
Tek sa ndodhet në pushimet e fundit për këtë periudhë të shtatzënisë, modelja ka sjellë momente të bukura nga atje.
Ajo solli një imazh ku u shfaq me fustan tepër të ngushtë duke vizatuar barkun e rrumbullakosur.
Ndryshe, kënëgtarja ka kohë që nuk ka sjellë projekte muzikore, ajo i është përkushtuar kokë e këmbë modelizmit./Kosovarja/