Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, po shijon çastet më të bukura nga pushimi me burrin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl, në ishullin grek Mykonos.
Këngëtarja Dreshaj për 320 mijë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ndau disa imazhe ku duket tejet e kuruar dhe vuri në pah format trupore të palestruara, shkruan Kosovarja.
“Pamja më e mirë e ditëlindjes time”, shkroi Afërdita referuar kështu ditëlindjes së 36-të të cilën e festoi pak ditë më parë.
Interpretuesja e hitit “Super Star” në një nga fotot shihet duke i dhuruar një puthje të zjarrtë bashkëshortit të saj.
Modelja Afërdita Dreshaj ka kohë është tërhequr nga muzika dhe modelingu.