Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë një nga çiftet më të komentuara nga mediet rozë që nga publikimi i lidhjes së tyre.
Duke qenë tejet të dashuruar, çifti nuk i ndal postimet e ndryshme në rrjete sociale që po shijojnë jetë të lumtur e tejet luksoze së bashku, shkruan “Kosovarja”.
Përveç dashurisë që ndjen për Afërditën, ai shpesh herë din edhe ta befasojë atë me dhurata të bukura e tejet te kushtueshme duke shkruar shpesh-herë edhe mesazhe me fjalë nga zemra.
E këto momente emocionuese bukuroshja kujdeset ti ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale, ku edhe kësaj radhe nuk munguan.
Ai zgjodhi ti sjell një buqetë me trëndafila të kuq në të cilin ka shkruar: “Sepse të dua -Jakub”.
Çifti me anë të këtyre imazheve e bëjnë të ditur se po e prekun qiellin e shtatë nga lumturia./Kosovarja/