Çdo këngë nga ajo është e mirëpritur nga fansat e saj.
Afërdita Demaku vazhdon ti sjellë këngë të bukura e shumë domethënëse tregut muzikor duke qenë e dalluar për çdo paraqitje të saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo i përshtatët të gjitha moshave duke kënduar herë këngë patriotike, herë këngë popullore e të dasmave duke u kujdesur të kall atmosferën kudo që merr pjesë.
Tashmë e 8 muaj ajo ka publikuar një këngë dedikuar vëllait “Kush të don më shumë se motra” që vazhdon të dëgjohet mjaftë shumë edhe këtyre ditëve.
Me fjalë emocionuese ajo ka arritur të përshkruaj dashurinë që ka motra për vëllanë ku përmes vargjeve arriti të godas në shenjë.
“ kush ta din hallin si motra ty o vllau jem, a e din se natë e ditë un t’kam n’zemren tem”, është kjo pjesë që i përshtatët secilës motër dedikuar vëllait.
Se sa bukur e ka kënduar mund ta ndiqeni në videon në vazhdim./Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/CBn4F3SJBcp/