E cilësuar si femra më e bukur në Kosovë, Afërdita Paqarada pre vitesh e rrëmben shumë shpesh qendren e vëmendjes.
Njejtë ka ndodhur edhe gjatë këtyre javëve sa ka qenë e angazhuar si opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”, ku ka shkëlqyer në çdo edicion.
E, megjithatë, ylli i spektaklit maratonik, ka vendosur që ta lë pas krahëve këtë eksperiencë, gjë të cilen ajo sapo e ka konfirmuar në shou.
Vendimi i papritur i Afërdita Paqarades për ta braktisur poltronin e opinionistes, ka shkaktuar mjaftë habi. Opinionistja e “BBVK” vendimin e ka bërë të ditur në fillim të spektaklit, duke e pasuar edhe nga një postim në Instastory, në faqen e saj në Instagram.
Se si do të jenë netët e spektaklit të “BBVK” pa sharmin dhe maturinë e Afërdites, mbetet të shihet më tej.