fbpx

Afro 12 mijë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi për 24 orë

nga Revista Kosovarja

Rreth 12.000 njerëz janë marrë nga Ukraina dhe janë dërguar në Rusi të hënën, pa ndërmjetësimin e autoriteteve ukrainase, ka bërë të ditur Moska zyrtare.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në mesin e tyre janë 1847 fëmijë, shkruan sot Sky News.

Evakuimet dyshohet se u bënë në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i njohu si të pavarura para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia ka thënë se njerëzit janë evakuuar me kërkesën e tyre, derisa Ukraina pretendon se ata janë marrë me dhunë.

Moska ka thënë se që prej 24 shkurtit afër 1.1 milionë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi.

Ky raport përfshinë rreth 200.000 fëmijë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]