Afrona Dika është një nga emrat më të lakuar kohët e fundit në median rozë.
Fillimisht për ndarjen nga Blero e më pas për shkak se Instagrami i saj u hakua.
Por, vetëm pak kohë pasi riktheu atë dhe që u lajmërua, llogaria e saj ra sërish në duart e hakerëve.
Në profilin e saj në Instagram janë fshirë të gjitha postimet. Për më tepër, si foto profili është postuar një foto e zezë.