Afrona Dika tanimë nuk është emër i panjohur për publikun kosovar.
Fillimisht u njoh si modele duke qenë se u pa në klipe të këngëtarëve të njohur, e tani njihet si bashkëshortja e këngëtarit më të dashur, Blero Muharremit, shkruan “Kosovarja”.
Afrona dhe Blero janë dyshja simpatike që kanë adhurues të shumtë. Vitin e kaluar ata kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre, ku dasma e tyre ishte thjesht përrallore.
Por ndryshe prej herave tjera që jemi mësuar ta shohim Afronën të kuruar në secilin detaj, së fundmi ajo ka sjell një imazh ku është shfaqur krejt natyrale, thjesht si një vajzë shtëpie./Kosovarja/