Gazetari i njohur, Agim Muhaxheri ka dënuar sulmin brutal që i është bërë gazetarit, Visar Duriqi.
Sipas Muhaxherit, sulmuesit duhet ta marrin dënimin e merituar.
“Shpata e drejtësisë t‘i godet pamëshirshëm. Nuk ka pardon ndaj kriminelëve. Ata s‘bënë ta shohin diellin me sy. Dënojeni sulmuesit me burg… Jepi një 15-she, pastaj e sheh ti a çojnë dorë në gazetarët e të tjerët”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.
Postim i plotë:
Jepi një 15-she – e sheh ti
a çojnë dorë në gazetarët !
Ajo çfarë ndodhi me gazetarin Visar Duriqin është krim tinëzar, mizor, lemeritës.
I zënë pritën tre persona, pasmesnate, në hyrje të banesës së tij në Fushë Kosovë, pas një emisioni televiziv.
I thyen dhëmbët e hundën.
Tmerr !
Trishtim !
Krimi nuk ka brirë !
Kush janë sulmuesit ?
Shpata e drejtësisë t‘i godet pamëshirshëm.
Nuk ka pardon ndaj kriminelëve.
Ata s‘bënë ta shohin diellin me sy.
Dënojeni sulmuesit me burg…
Jepi një 15-she, pastaj e sheh ti a çojnë dorë në gazetarët e të tjerët.
Prokurorët e gjykatësit të kenë parasysh qëllimin e dënimit.
I mikloni dorasit, humb kuptimi i qëllimit të dënimit.
Populli nuk e thotë më kot: Prite punën sa s‘u ba se kur t‘bahet mos e kajë