Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Agim Veliu u kërkon shërbyesve civilë ‘të adaptohen’ me koronavirusin

nga Revista Kosovarja

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e madhe e numrit të rasteve me koronavirus, teksa të gjitha institucionet janë mobilizuar për të luftuar pandeminë. E shefi i një dikasteri, më konkretisht ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu po kërkon ‘të adaptohemi’ me këtë situatë.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që të gjitha institucionet publike dhe private të marrin masa për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

“IKSHPK’ja na ka rekomanduar që të përkrahim vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e stafit. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit.”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.

Por bashkëpartiaku i Zemajt nga LDK si dhe shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu po kërkon që punëtorët ‘të adaptohen’ me koronavirusin.

Moneytizer Paragrafi 4

Veliu përmes një shkrimi dërguar sot shërbyesve civil, të siguruar nga Gazeta Metro, ka kërkuar nga ata që të shtojnë kujdesin ndaj situatës me të cilën po ballafaqohet thuajse e gjithë bota.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, të gjithë së bashku duhet të shtojmë kujdes maksimal në ruajtjen e shëndetit dhe të arrijmë të adaptohemi me situatën me të cilën po ballafaqohemi. Pra, të adaptohemi me virusin Covid-19, me qëllim që të vazhdojmë te jemi në nivel sa më profesional, pavarësisht rrethanave në të cilat jemi”, thuhet në kumtesën e Veliut.

Kjo deklaratë e lëshuar nga MPB vjen pas shtimit të rasteve me koronavirus në vend, si dhe thirrjeve të vazhdueshme të MSH’së dhe IKSHPK’së për kujdes më të shtuar.

Kujtojmë se nga marsi e deri më sot në Kosovë janë shënuar 1916 raste me koronavirus, ku fatkeqësisht 34 kanë përfunduar me fatalitet.

Nga Instituti Publik i Shëndetësisë është bërë e ditur se në javën e fundit ka pasur të infektuar edhe në institucione si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]