Agnesa Vuthaj është mjaftë e angazhuar në fushën e biznesit, por edhe në aktivitete të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.
Agensa, ende merret me modelim dhe kohë pas kohe bënë reklama e seri të ndryshme fotografish.
Po, çfarë mendon ish “Miss Kosova” e “Miss Albania” për misset e bukuroshet e kësaj kohe?
“Kanë më shumë mundësi, por duhet ta kuptojnë që suksesi varet nga ajo se çfarë bëjnë pas shpalljes miss. Kurora të hap shumë dyer, që mund ti përdorësh për një karrierë të sukseshme në botën e spektaklit, modës, televizionit dhe jo vetëm. Këshilla ime është që të kenë besim në titullin që e kanë fituar dhe ta prezantojnë vendin me krenari e të punojnë fortë për ngritjen e tyre individuale”, ka thënë bukuroshja për “Kosovaren”.