Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Agon Amiga: Nuk do të bashkëpunoj më kurrë me vajza

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Agon Amiga ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në 5”.

Mbi artikull

Ai ka bërë me dije se nuk do të bashkëpunojë më kurrë me vajza, kjo sepse një këngëtare i ka treguar mungesë korrektese.

Agoni tregoi se vajza në fjalë, nuk ishte paraqitur në kohë dhe për këtë arsye ai kishte ndërprerë bashkëpunimin.

Moneytizer Paragrafi 4

“E prita një javë, dy javë nuk erdhi, unë hoqa dorë. Pastaj më mori në telefon, më tha kur mundemi ta realizojmë, i thashë më vjen keq por nuk bëhet më ajo punë. Më tha nuk po ndihem mirë, jo kisha një operacion, jo kështu jo ashtu. E fshiva prej listës dhe nuk e bëra. I kam vënë vizën përgjithmonë bashkëpunimit me vajza”, u shpreh reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]