Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se është i gëzuar që numrii i rasteve të reja nuk po rritet.
Ai tha se sot është vetëm një i infektuar me koronavirus në Prishtinë, që e ka konsideruar si qershia në torte.
“Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën. E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi.
#rriNshpi”, ka shkruar ai.