“Ajkune Professional” është salloni më i njohur shqiptar në Zvicër, adresë e një klientele tejet të gjerë. Salloni i Ajkunës, është më i vizituari edhe nga estrada. Dihet tashmë që gati të gjitha këngëtarët më IN të skenës sonë muzikore ndajnë shoqëri dhe bashkëpunim të ngushtë me Ajkunën.
Ajkune Ahmetaj është e vetmja shqiptare me linjën e saj të ngjyrave për flokë dhe shamponëve, ndërkohë që linja e lip-stickëve të saj është dashuri për qindra femra që e porosisin menjëherë sapo ajo të lansohet, pasi zakonisht vije në edicione të limituara. Siç kuptojmë, “Ajkune Professional” tashmë po e zgjeron biznesin edhe më tej, duke hapë sallonin e tretë në Zvicër, gjegjësisht në Spreitenbach.
Atje hapet salloni më modern për flokë dhe makeup, që mbanë emrin “No Basic Zone”, e që do të jetë nën udhëheqjen e grimerit të njohur Onik, i njohur si “Onik make-up artist”. Pamjet e sallonit të ri janë thjeshtë mbresëlënëse, një ambient komod dhe me klasë, që shumë shpejtë do të mirëpres klientë për flokë dhe make-up. Ajkune Ahmetaj dhe Onik janë imazhi i numrit të ri të “Kosovares” dhe ata flasin për sallonin që padyshim do të jetë më i miri në Zvicër.
Ajkune Ahmetaj: “Investoj gjithë energjinë dhe dashurinë në punë”
Ajkune, ju jeni bërë shumë e njohur. Cila është arsyeja që ecet kaq përpara me punën dhe profesionin tuaj?
Asnjëherë nuk jam dorëzuar se punuari për të realizuar ëndrrën time. Klientët e mija e njohin energjinë time dhe dashurinë që kam ndaj profesionit e punës. E kam dhënë dhe vazhdoj ta jap më të mirën.
Kush të ka mbështetur e motivuar në këtë rrugë?
Familja dhe bashkëshorti, të cilët kanë qenë në çdo hap me mua dhe janë kontribues të fuqishëm që unë kam ngjitur me sukses hapat e karrierës në këtë profesion.
Jeni ndër të parat shqiptare që keni lansuar disa produkte bukurie. Cili të përfaqëson më shumë e më mirë?
Secili produkt që kam lansuar e ka cilësinë, vlerën dhe peshën e vet. Në secilin prej tyre kam dhënë shumë nga vetja dhe profesionalizmi im i krijuar ndër vite. Nuk mund ti ndaj, janë si gishtat e dorës.
A do të vazhdosh me lansimin e produkteve të tjera?
Nuk do të ndalem asnjëherë. Sapo të shoh që diçka është e mirë dhe e nevojshme për klientët e mija, atëherë do ta bëjë.
Ndërkohë pjesa më e madhe e estradës punojnë me ty. Si ndihesh?
Jam shumë falënderuese dhe krenare për vlerësimin që më bëjnë.
Të flasim pak për sallonin tuaj të ri. Çka do të ofroj dhe ku gjendet?
Salloni ri me emrin “No Basic Zone” do të gjendet ne Spreitenbach të Kantonit Aargau. E falënderoj Kaltrina Zeka për arkitekturën e mrekullueshme të sallonit,që po duket tejet unik dhe i veçantë. Në këtë sallon, do të punohet me flokë dhe make-up, që është risi. Do të bëhet një punë moderne, bashkëkohore, me produktet absolutisht më cilësore dhe sigurisht me profesionalizmin më të lartë.
Me gjithë këto punë e angazhime, a gjen kohë për vetën?
Unë gjej gjithmonë kohë për veten. Vetvetja është shoqja ime e ngushtë. Punoj çdo ditë me vetën dhe energjinë time.
Një porosi për femrat që duan të jenë si ti?
Të jenë gjithmonë vetvetja dhe të mos e harrojnë kurrë forcën dhe vlerën e femrës.
Onik: “No Basic Zone” salloni më i mirë në Zvicër”
Na fol pak për vetën?
Jam Oniki, jam 24 vjeç dhenë Cyrih. Më pëlqen bota e artit në përgjithësi.
Sot jeni mjeshtër i grimit, po si nisi rruga jote në këtë profesion?
Kur isha i vogël, më pëlqente shumë vizatimi, pastaj nisa të eksperimentoja në fytyrat e shoqeve të mija, gjë që më pëlqente tepër. Realizoja make-up shumë të pëlqyer tek secila, andaj vazhdova më tej drejt perfeksionimit të kësaj pune.
A te kujtohet kush ishte personi i parë që e keni grimuar?
Gjithsesi që më kujtohet, pasi ishte shoqja ime e ngushtë.
Si ndihesh kur klientët komplimentojnë punën tënde?
Ndihem tepër mirë, sepse kjo tregon se rezultati është pozitiv. Është suksesi më i madh kur sheh kliente të kënaqura.
Cili është grimi më IN për momentin?
Ka një mori aplikimesh që janë mjaftë IN në këtë kohë, por unë do të veçoja lukun artisti me ngjyra dhe linear. Gjithsesi, ne realizojmë përditë grime edhe sipas preëferencave të klientëve dhe sipas rastit se ku do të paraqiten.
Kush janë yjet e estradës që i ke grimuar?
Janë disa emra të njohur të skenës me të cilat kam punuar dhe rezultati ka qenë tejet i mirë. Kam grimuar Dafina Zeqirin. Kidën, Tunën, Taynan e disa të tjera.
Punoni prej kohësh me Ajkunën. Si ece puna e përbashkët?
Bashkëpunimi me Ajkunën është padyshim shumë i mirë dhe që ka prodhuar suksese. Kemi të njëjtin vizion, andaj puna shkon ashtu siç duhet.
Ti tashme do të jesh udhëheqës i sallonit te ri të Ajkunës. Si po ndihesh?
Po ndihem “super” dhe e falënderoj shumë Ajkunën që ka besuar në talentin tim e që do të punojmë bashkë në sallonin më të mirë në Zvicër. Jam shumë i gëzuar dhe emocionuar sa herë që flasë për këtë gjë.
Dhe…?
Ju mirëpresim në studion, në “No Basic Zone”
Nderim Neziri