fbpx

AKI-ja rrethohet nga Policia, dyshohet për mjet shpërthyes të vendosur në veturë

nga Revista Kosovarja

Forca të mëdha të Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot AKI-në.

Sipas informacioneve të para të terrenit, arsye e pranisë së Policisë aty dhe njësiteve të demontimit të bombave, është një veturë e dyshimtë që po qëndron e parkuar 30 metra larg objektit të AKI-së.

Aktualisht Forcat Speciale të Policisë së Kosovës janë duke e kontrolluar veturën përmes detektorit.

Lajmi.net ka kërkuar detaje nga Policia e Kosovës mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]