Forca të mëdha të Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot AKI-në.
Sipas informacioneve të para të terrenit, arsye e pranisë së Policisë aty dhe njësiteve të demontimit të bombave, është një veturë e dyshimtë që po qëndron e parkuar 30 metra larg objektit të AKI-së.
Aktualisht Forcat Speciale të Policisë së Kosovës janë duke e kontrolluar veturën përmes detektorit.
Lajmi.net ka kërkuar detaje nga Policia e Kosovës mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.