Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Hoti!

nga Revista Kosovarja

Behgjet Pacolli ende s’ka ndarë mendjen se a do ta votojë një Qeveri të re të drejtuar nga LDK.

Këtë e ka thënë këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili ka shtuar se AKR, subjekti politik që drejton Pacolli, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Arben Gashi nga LDK paska deklaruar se qeveria e re do të votohet javën e ardhshme. Askush të mos spekulon me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Po ashtu të mos spekulohet me votën e z. Pacolli, kur ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respekton mandatin e tij të deputetit dhe që AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re”, ka shkruar Murseli në Facebook.

“Është e rëndësishme të respektohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos provokohet situata nga askush”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]