Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident i rëndë në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Mbi artikull

Një i tillë, i rëndë ka ndodh para pak minutash në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, tek rrethi në hyrje të kryeqytetit.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është rrotulluar, ndërsa shihen njerëz duke ndihmuar në rast.

Në vend të ngjarjes shihet edhe Policia, ndërsa ende nuk dihet për dëmet dhe nëse ka të lënduar.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]