Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person, një tjetër dërgohet në spital

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Mbi artikull

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime. Fatkeqësisht, mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërës prej viktimave, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./Sinjali

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]