Të martën është raportuar për një aksident të rëndë në rrugën Klinë-Pejë. Policia e Rajonit të Pejës ka bërë të ditur se nga ky aksident, dy persona kanë pësuar lëndime, të cilët, tashmë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ka ndodhur të martën e 11 tetorit në rrugën Klinë-Pejë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në bazë të pamjeve të aksidentit, veturat shihen të dëmtuara.
Gashi njashtu ka bërë të ditur se personat janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.