Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident i rëndë në Turqi: Përmbysen dy kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i ngarkuar plot me dinamit, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.

Mbi artikull

Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë, por fatmirësisht pa shpërthyer, njoftojnë mediat turke.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u plagosën lehtë, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa orë, derisa ekipet e zjarrfikëseve dhe policia bënë të mundur spostimin e kamionëve të përmbysur.

Ndërkohë, dinamiti i shpërndarë në rrugë është grumbulluar në mënyrë të kontrolluar dhe është transportuar për në destinacionin ku ishte nisur.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve.