Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdesin dy persona

nga Revista Kosovarja

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Mbi artikull

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë së Gjakovës.

Ai thotë se edhe pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasur lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pasur lëndime të lehta trupore”, thotë Gjurkaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai thotë se në vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori, dhe po vazhdon shiqimi i vendit të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]