Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident me pasojë vdekje në Klinë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e së martës, rreth orës 06:50, Policia e Kosovës njofton se është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicё-Klinё.

Mbi artikull

Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore. Pacienti pasi dërgohet në QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e tij”.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia njofton se pas një pune intensive të të gjitha Njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, sot me datё 22.11.2022, ёshtё arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.D. lindur me 2002.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48-orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]