Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident mes dy veturave në “Kodrën e Trimave”

nga Revista Kosovarja

Një aksident sapo ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave, saktësisht në rrugën që lidh Prishtinën me Podujevë.

Në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura dhe dyjat nga to, njëra e tipit “Pasat”, e tjetra e tipit “Fiat” ka pësuar dëme materiale.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ardhur policia si dhe një autoambulancë.

Për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]