Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, mes një veture dhe një motoçiklete.

Mbi artikull

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ku bëri të ditur se nga ky aksident është lënduar një person, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Sinjalin.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]