Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, shtatë të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Mbi artikull

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht  në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve.  Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, ka thënë Borovci.