Aksident në Gjilan, lëndohen tre persona

nga Revista Kosovarja

Aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë, janë lënduar dy meshkuj dhe një femër kosovar -e, ku pas tretmanit mjekësorë dy meshkujt janë liruar, ndërsa pasagjerja është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]