48
Tre persona kanë mbetur të lënduar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”.