Një këmbësor është goditur nga një veturë sonte në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00 në pjesën e qytetit te Çarshia e Gjatë, kur vetura në lëvizje e ka goditur këmbësorin.

Si pasojë e goditjes viktima ka humbur jetën.

“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor./GazetaExpress/

 

MUND TË JU PËLQEJNË