Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident në Podujevë, vdes në vendin e ngjarjes biçiklisti

nga Revista Kosovarja

Sot në një aksident në Lluga të Podujevës mes automjetit dhe biçikletës, ka humbur jetën biçiklisti.

Mbi artikull

Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka “konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Konfimimi i plotë i zëdhënëses Ahmeti:
Sot rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluga të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]