Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident në Veternik-Prishtinë, lëndohen katër persona

nga Revista Kosovarja

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në lagjen Veterniku, në Prishtinë.

Mbi artikull

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Sipas tij, personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, Borovci po ashtu tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]