Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotmen në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
‘‘Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e policisë. /GazetaExpress