Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra

nga Revista Kosovarja

Dy gra kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Delisufaj të Lushnjës në Shqipëri, pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mbi artikull

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy 50-vjeçare që ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, raporton Tch.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]