Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident tragjik në Pejë: Humb jetën një i mitur

nga Revista Kosovarja

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku për pasojë u nda nga jeta një i mitur.

Mbi artikull

Vetaksidenti ndodhi në fshatin Treboviq të Pejës, teksa në veturë ishin tre të mitur.

Burime të IndeksOnline pohojnë se lëndimeve të rënda trupore nuk iu bëri ballë pasagjeri 15-vjeçar M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i mituri që po drejtonte automjetin dhe një tjetër pasagjer, po ashtu i mitur, janë duke vijuar tretmanin mjekësor në QKUK. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.

Moneytizer Paragrafi 4

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ne u njoftuam rreth orës 00:02 për vetaksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq. Vetura k dalur në rrugë dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime trupore, ku njëri prej tyre nuk iu bëri ballë. Vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor, teksa trupi i pajetë u dërgua në IML, për obduksion.

Dy të tjerët u dërguan në Emergjencën e spitalit të Pejës për trajtim fillestar, e më pas u bartën për në QKUK. Njësitet relevante të policisë po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]