Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

nga Revista Kosovarja

Tre persona nga Maqedonia e Veriut, një i rritur dhe dy të mitur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A1 pranë Unec në Slloveni.

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Në aksident janë lënduar edhe dy persona të tjerë, po ashtu shtetas maqedonas, të cilët ndodheshin në të njëjtin automjet.

Sipas raportimeve të mediave sllovene, aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, kur një kamion ishte ndalur në zonën e parkimit për shkak të një defekti, ndërsa vetura goditi pjesën e pasme të majtë të rimorkios.

Moneytizer Paragrafi 4

Në momentin e aksidentit, në veturë ndodheshin pesë persona.

Njëri prej të lënduarve rëndë është transportuar në spital me helikopter, ndërsa shoferi i plagosur është dërguar me ambulancë.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është njoftuar nga policia sllovene, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente policore në Koper.