Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksidenti me fatalitet në Vragoli, viktima shtetas i Shqipërisë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten në orët e hershme të mëngjesit, ku si pasojë e goditjes me veturë një këmbësor ka ndërruar jetë.

Mbi artikull

Rasti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, të premten në ora 03:00.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]