fbpx

Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.

Një i tillë ka ndodh edhe mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]