Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksidentohen katër vetura në rrugën Prishtinë-Gjilan

nga Revista Kosovarja

Policia ka marrë informatën se rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, respektivisht në afërsi të fshatit Slivovë .

Mbi artikull

“Njësitë e trafikut rajonal menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është parë që në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq deri më tani katër persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra.

Për të ofruar ndihmën mjekësore për të lënduarit janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente.

Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident”, ka konfirmuar për Express Agron Borovci, zëdhënës në polici për rajonin e Prishtinës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]