Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksidentohet autoambulanca në Gjilan, vdes pacienti

nga Revista Kosovarja

Një person i cili po transportohej me autoambulancë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Burimet e Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se vdekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:25.

Këto burime po ashtu kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]