Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksion i madh në Mitrovicë e Vushtrri kundër bixhozit, 26 persona të arrestuar e mbi 150 mijë euro të sekuestruara

nga Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një aksion të gjerë policor të zhvilluar në disa qytete të Kosovës, në kuadër të luftës kundër kriminalitetit.

Mbi artikull

Sipas tij, përveç aksionit anti-drogë në Peja, Policia e Kosovës ka realizuar edhe një operacion tjetër të madh në dhjetëra lokacione në Mitrovica dhe Vushtrri.

Aksioni kishte në shënjestër veprimtari të dyshimta që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.

Si rezultat, janë arrestuar 26 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Ministri Sveçla thotë se institucionet mbeten të përkushtuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.

“Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar ai.