fbpx

Aksion para Logopedisë, kërkohet shkarkimi i Iljasa Fazliut

nga Revista Kosovarja

Përmes një aksioni i cili është mbajtur para Repartit të Logopedisë, është kërkuar shkarkimi i Logopedit Iljasa Fazliut, të cilit në nëntor iu publikua një video duke keqtrajtuar një fëmijë me autizëm.

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social ka njoftuar se sot disa aktivistë janë mbledhur para hyrjes së repartit të Logopedisë në ShSKUK, për të vazhduar në insistimin për shkarkimin e Iljasa Fazliut, pas publikimit të videos ku dëshmohet abuzimi i tij ndaj një fëmiu.

“Nëpërmjet këtij aksioni, aktivistët e shpallën hapësirën e repartit të Logopedisë, si rrezik për fëmijët përderisa abuzuesit e tillë nuk largohen. Sidoqoftë, ky aksion si duket nuk i pëlqeu Iljasa Fazliut i cili para hyrjes dhe përgjatë fjalosjes me aktivistët/et ai e hoqi thirrjen tonë nga hyrja e repartit. Ne rikujtojmë z. Fazliun se ShSKUK duhet të punojë për të mirën e pacienteve dhe jo për interesat e një abuzuesi”, thuhet në njoftim. .

Në njoftim po ashtu thuhet se ankesa e cila i është drejtuar drejtorisë së ShSKUK-së nuk ka marrë përgjigjje, megjithatë do të vazhdohet të kërkohet dorëheqja e Iljasa Fazliut dhe komisionit përgjegjës për rikthimin e tij në punë.

“Ne ftojmë që logopedët dhe stafi mjekësor të bashkëngjiten në këtë thirrje tonën për të kërkuar drejtësi dhe hapësirë të sigurt për të gjithë fëmijët dhe për të ruajtur dinjitetin e punës së tyre i cili njolloset çdo ditë që lejohet të vazhdojë punën një abuzues në të njëjtën hapësirë me të”, thuhet në njpftimin e Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social . /Indeksonline/.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]