Drejtoria e inspektoratit e udhëhequr nga Florian Dushi ka pasur punë këto dité, duke vazhduar aksione në kryeqytet , si me largimin e reklamave të vendosura pa leje dhe largimin e terasave ilegale të disa lokaleve, shkruan Kosovarja
Konkretisht, pardje ka vazhduar aksioni për largimin e reklamave të vendosura pa leje e të cilat, përveç qè në raste tè caktuara dëmtojnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike, po shëmtojnë jashtëzakonisht shumë edhe pamjen e disa pjesëve të caktuara të kryeqytetit.
Edhe sot, nga mëngjesi i hershëm, inspektorët nën përcjelljen e policisë së Kosovës kanë larguar konstruksionet e terasave që zinin pronat publike, kanë hequr tavolina, karrige dhe shanke të vendosura në zonën e dedikuar për qytetarë.
Ju kujtojmè , se Drejtoria e udhëhequr nga Florian Dushi që nga ardhja në udhëheqjen e komunës së Prishtinës , ka ndërmarrë disa aksione të ngjashme në zona të kryeqytetit duke tentuar të rikthejë rendin dhe pronat publike në shërbim të qytetarëve, të cilët po i mirëpresin dhe mbështesin punët që po i kryen ky drejtorat.
Ja disa pamje nga aksionet e Inspektoriatit té kryeqytetit / Kosovarja/