Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aksioni në veri, Sveçla lajmërohet në Facebook: Përgëzoj të gjitha institucionet për suksesin

nga Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se Policia i ka mbyllur 6 njësi të institucionit të jashtëligjshëm financiar të Serbisë në Kosovë.

Mbi artikull

Sveçla shkroi se aksioni u ndërmorr për ta vendosur ligjshmërinë dhe pas autorizimit të prokurorit.

“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Ministri thotë se “sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, shkroi ai.