Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në Reçak gjatë luftës

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Mbi artikull

Të pandehurit O.S.,R. M., K.J., G. R., Zh.T. (Ž.T.), B. J., M. L., R. M., D. DJ., B.M., D. J., M.Sh. (M. Š.), D. A., S. V. , B. M., Z. S., M. J., G. P., D. N., Ç.A. (Č. A.) dhe Z. J., akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, kanë vrarë 42 civilë.

“Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ’243 të Mekanizuar’, Armatës së III-të, e njohur si ’Korpusi i Prishtinës’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.

“Të pandehurit fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga vendet e quajtura ’Pishat, ’Gështenjat dhe ‘Çesta. Më pas, nga distanca e granatuan fshatin me mjetet ushtarake, kontrolluan shtëpi më shtëpi, dhe ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku i detyruan të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”, u tha në njoftimin e PSRK-së.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas hetimeve, thuhet se është vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

PSRK thotë se rreth 20.000 civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale, bazuar në Kodin e Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k