Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktivistët e Vetëvendosjes slloganin “Liria ka emër“ e bëjnë “Hajnia ka emër”

nga Revista Kosovarja

Pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas paraqitjes së Kadri Veselit, Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit në seancat e para dëgjimore në Gjykatën Speciale, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar sulmet virtuale ndaj UÇK-së.

Mbi artikull

Në faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook, që menaxhohen nga këta aktivistë po shfaqen foto të montuara me figurat kryesore të luftës çlirimtare me mbishkrimin “Hajnia ka emër”.

Kujtojmë që para një jave është lansuar platforma që synon dokumentimin e lirisë “Liria ka emër”, slogani i së cilës po përdoret në të gjitha postimet në përkrahje të eprorëve të UÇK-së, që janë ftuar në Hagë.

Nisur nga kjo, aktivistët e Vetëvendosjes kanë zgjedhur që fjalën ‘Liri’ ta zëvendësojnë me fjalën ‘Hajni’ për ta përbaltur luftën për liri.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktivistët e Vetëvendosjes, të udhëhequr nga persona të rëndësishëm brenda partisë, kanë hapur edhe shume faqe të tjera përmes së cilave kanë nisur baltosjen, fyerjen dhe propagandën kundër UÇK-së dhe luftës së saj për liri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]