Një tragjedi ka ndodhur në familjen e aktores së njohur turke, Hymejra Akbaj.
Aktorja ka humbur djalin e saj në moshën 47-vjeçare.
Aktorja e ka gjetur djalin e saj pa jetë në apartamentin e tij. Djali i aktores, Sadik ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër.
Lajmin e hidhur e ka dhënë një mik i aktores përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Zoti i dhëntë durim. Hymejra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Sadik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pajetë të tij”, shkruan miku i aktores.
Hymejra u fotografua gjatë varrimit të të birit teksa shoqërohej nga të afërmit. Aktorja dukej në një gjendje të rëndë pas ngjarjes tronditëse.
Kujtojmë që Hymejra është shumë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si halla Maide, në serialin “Fate të kryqëzuara”.